Degradimi i parkut të vetëm në Ferizaj me ndërtim të një restauranti, ftohet protestë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Degradimi i parkut të vetëm në Ferizaj me ndërtim të një restauranti, ftohet protestë

    Insajderi
    19 March 2025 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Ferizajt ka dhënë leje ndërtimi për Naim Gashin që të ndërtojë një restaurant në parkun e vetëm të kësaj komune.

    Kenan Gashi, drejtori ekzekutiv i AVONET’it ka bërë thirrje tek qytetarët që të dalin të protestojnë kundër degradimit të hapësirës gjelbëruese, shkruan Insajderi.

    “Qytetin e kanë shkatërruar dhe tani ia kanë mësy edhe parqeve  dhe hapësirave të gjelbra! Parku i Lirisë nuk duhet të shndërrohet në një zonë ndërtimi ai duhet të ruhet dhe të mbrohet për brezat e ardhshëm”, ka thënë Gashi.

    Protesta pritet të organizohet të premten nga ora 10:00, tek Parku i Lirisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark