PZAP rrëzon ankesën e VV-së kundër rezultateve përfundimtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP rrëzon ankesën e VV-së kundër rezultateve përfundimtare

    Insajderi
    19 March 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    LVV kishte kërkuar anulimin e 18,933 votave të ardhura me postë në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke pretenduar se ato ishin rezultat i manipulimeve. Gjithashtu, LVV kishte kërkuar përsëritjen e procesit të votimit me postë dhe largimin e disa kandidatëve të LDK-së nga lista përfundimtare e deputetëve.

    PZAP ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e LVV-së dhe për këtë arsye ka refuzuar ankesën.

    “REFUZOHET si e pabazuar ankesa A.nr.641/2025 e datës 17.03.2025 e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me seli në Prishtinë, e parashtruar kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me seli në Prishtinë, Nr.01/727-2025, të datës 15 mars 2025, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 09.02.2025, me të cilën ka kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe kandidatët e saj, gjithsej 18,933 vota dhe këto vota të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ta urdhëroj KQZ-në të të përsërisë votimin me postë në tërësi dhe të largojë nga lista e kandidatëve të LDK-së kandidatët e cekur me emër dhe mbiemër në arsyetimin e kësaj ankese, për shkak të manipulimit me votat e ardhura me postë dhe të mos e lejojë subjektin politik LDK t’i zëvendësojë kandidatët e larguar”, thuhet në vendimin e PZAP-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark