“Duam fitore” – Rashica flet për ndeshjen me Islandën - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Duam fitore” – Rashica flet për ndeshjen me Islandën

    Insajderi
    19 March 2025 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në konferencën për shtyp të mërkurën para ndeshjes me Islandën, nga kampi i Kosovës kanë dalë para mediave, përzgjedhësi Franco Foda dhe sulmuesi i Besiktasit, Milot Rashica.

    Kosovës të enjten mbrëma luan ndaj Islandës në ndeshjen e parë të play-offit për mbetje apo inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Milot Rashica ka thënë se synojnë fitore për tu ngjitur në Ligën B të Kombeve.

    “Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe synojmë fitore për të provuar edhe ne paraqitjen në Ligën B”, ka thënë fillimisht Rashica.

    Tutje, ai u ndal edhe tek dy ndeshjet e mëparshme të zhvilluara ndaj Islandës, ku Kosova i ka dy humbje në kualifikimet për Kampionatin Botërorin 2018.

    “Ndeshjet ndaj Islandës do të jenë ndryshe nga ato që i kemi luajtur”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark