Ukë Rugova: Përkrahim fuqishëm kryetarin Abdixhiku, nuk ka përçarje në LDK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Ukë Rugova: Përkrahim fuqishëm kryetarin Abdixhiku, nuk ka përçarje në LDK

    Insajderi
    19 March 2025 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djali i presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, ka komentuar ngjarjet e fundit brenda Lidhjes Demokratike, dhe deklaratat e Avdullah Hotit, cili tha se ka nevojë për lidership të ri brenda partisë. Rugova për Insajderin ka deklaruar se e përkrahin fuqishëm Abdixhikun, dhe se nuk ka përcarje brenda LDK.

    “Përkrahim fuqishëm kryetarin Abdixhiku dhe përgëzojmë për rezultatin që ka arritë në zgjedhjet e fundit ku LDK-ja ka pësu ngritje prej më shumë se 6% dhe ka përkrahjen e plotë të familjes sonë”, tha Ukë Rugova.

    Sipas Rugovës, brenda LDK-së “nuk ka përçarje”.

    “LDK është një parti e hapur ku debati e dialogu gjithmonë ka qenë i hapur edhe duhet me pas parasysh atë që presidenti Rugova gjithmonë e përmendte që të kemi unitet funksional si parti dhe besoj që LDK do të vazhdojë rrugën e fuqizimit të mëtutjeshëm…nuk ka përqarje, shtoi ai për Insajderin në storien e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.

    Reagimet nga brenda LDK kanë vazhduar pasi Avdullah Hoti doli me shkrim ku kërkonte llogaridhënie e përgjegjësi pikërisht nga lidershipi për rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit.

    Kundër Abdixhikut doli edhe Agim Veliu, ish-deputeti i LDK’së. Ai kritikoi ata që po e mbrojnë liderin e partisë.  Veliu tha se është për keqardhje ta mbrosh dikë që një parti politike po e çon drejt degradimit.

    “Të jesh i pafuqishëm të ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetës nuk është edhe shumë tragjike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark