Tragjike: Të bijtë në Ferizaj dhe Pejë i rrahin nënat e tyre, i bëjnë për spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjike: Të bijtë në Ferizaj dhe Pejë i rrahin nënat e tyre, i bëjnë për spital

    Insajderi
    20 March 2025 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy raste tragjike janë raportuar në raportin e Policisë së Kosovës për ditën e enjte.

    Në Komunën e Ferizajt, policia ka bërë të ditur se viktima kosovare është sulmuar nga i biri i saj, ku ka pranuar edhe tretman mjekësor, shkruan Insajderi.

    LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE- Ferizaj  19.03.2025 – 16:00.  Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Një rast tjetër i ngjashëm ka ndodhur edhe në Pejë. Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga i biri i saj, ku si pasojë e lëndimeve trupore ka pranuar trajtim mjekësor.

    DHUNË NË FAMILJE- Pejë 19.03.2025 – 11:00.  Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa  i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë njoftimi i PK’së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark