Insajderi
Lajme

Komuna e Prishtinës me statistika interesante, tregon se janë kapur 27 qen endacakë

Insajderi
20 March 2025 - 11:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komuna e Prishtinës me statistika interesante, tregon se janë kapur 27 qen endacakë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka kapur 27 qen endacakë në “Zonën 1”, që përfshin qendrën dhe lagjet përreth të kryeqytetit.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se që të gjithë janë dërguar në strehimoren e kryeqytetit.

Ata kanë publikuar edhe numrat e qenve endacakë që kanë kapur nëpër lagje.

Njoftimi:

Kapja e qenve endacak në “Zonën 1”

Janë kapur gjithsej 27 qen endacakë, të cilët u transportuan në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.

Statistikat Kryesore:

Numri total i qenve të kapur: 27

Ndarja sipas zonave:

• Parku i qytetit: 1

• Xhamia e Llapit: 4

• Emshir: 4

• Ulpiana: 3

• Zonat afër sheshit: 4

• Sheshi: 1

• Katedralja: 1

• Biblioteka: 1

• Lagjia e Spitalit: 2

• Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6

Vazhdon përkushtimi për një qytet më të sigurt dhe një menaxhim të përgjegjshëm të qenve endacakë!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark