Vuçiq: Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nisur një “garë armësh” në rajon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nisur një “garë armësh” në rajon

    Insajderi
    20 March 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Shqipëria dhe Kroacia po nxisin një “garë armatimi” në rajon, pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në Mbrojtje me Kosovën. Marrëveshja trepalëshe, e nënshkruar në Tiranë më 18 mars, ka shkaktuar reagime të ashpra në Beograd.

    Është një situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, pavarësisht fuqisë së tij”, tha Vuçiq më 19 mars në Bruksel, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    Presidenti serb e cilësoi memorandumit si një “shkelje të marrëveshjes nënrajonale për kontrollin e armëve”, duke shprehur dyshime se NATO ishte e informuar paraprakisht për këtë zhvillim. “Këtë çështje e ngrita në takim me zotin Rutte, por nuk mund të them se çfarë ka thënë ai për këtë,” shtoi Vuçiq.

    Bashkëpunimi trepalësh dhe reagimi i NATO-s

    Deklarata e nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe rreziqet që mund të minojnë stabilitetin rajonal. Sipas Radio Televizionit Kroat, marrëveshja përfshin:

    Promovimin e aftësive mbrojtëse dhe bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes;

    Forcimin e ndërveprimit përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta;

    Kundërvënien ndaj kërcënimeve hibride dhe

    Mbështetjen për integrimin euro-atlantik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark