Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati, gjendja e fushës është fantastike - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati, gjendja e fushës është fantastike

    Insajderi
    20 March 2025 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” jo pak herë kishte ngjallur debate në të kaluarën.

    Por, më në fund, fusha e stadiumit ikonik të qytetit të Prishtinës mund të konsiderohet si fantastike.

    Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar sot një video në faqet e saj në rrjetet sociale duke e treguar gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri”.

    Bari duket në nivelin e duhur dhe gjithçka është gati për ndeshjen e sontme të Kombëtares së Kosovës me Islandën, ndeshje e vlefshme kjo për “play-off”-in e Ligës së Kombeve, e cila do të nisë prej orës 20:45. “Gazeta Express”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark