Specialja konfirmon se kanë pranuar letër nga Haxhiu për rastin Thaçi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja konfirmon se kanë pranuar letër nga Haxhiu për rastin Thaçi

    Insajderi
    20 March 2025 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.

    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka konfirmuar për RTK, se Specialja ka pranuar letrën nga Haxhiu, por nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e letrës.

    “Konfirmojmë se Dhomat e Specializuara kanë marrë korrespondencë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për këtë çështje. Ne nuk japim detaje mbi korrespondencën tonë nëse nuk bëhet pjesë e një dosjeje publike”, tha ai.

    Ndryshe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Ministrja ka bërë të ditur se do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara.

    Tutje Haxhiu e ka cilësuar këtë vendim si absurd dhe shkelje të të drejtave themelore njerëzore.

    “Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës”, ka thënë Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark