
Nga 1 shkurti hyri në fuqi vendimi për unifikimin të çmimit të barnave, megjithatë ky ligj sjell pasoja si mungesë të disa barnave.
Lidhur me këtë ka reaguar Urologu, Liridon Selmani, i cili tha se ky ligj ka sjell mungesën e produkteve më më cilësore në treg.
“Mirëpo nivelizimi i çmimeve sot ka sjellë për pasojë mungesën e produkteve më të shtrejta e kushtimisht më cilësore në treg pasi furnizuesit nuk janë në gjendje të tregtojnë me çmimet aktuale. Tregu momentalisht ka produkte që kanë çmim më të lirë dhe të cilat ofrojnë një profit për furnizuesit. Mendoj që ekziston nevoja e draftimit të këtij ligji si pasojë e situatës së krijuar”, tha ai.
Selmani ka shkruar në “Facebook” se duhet të përcaktohet tavani i lartë (përqindja) e fitimit për distributorin dhe për farmacinë nga një bar, pas doganimit të tij.
“Me fjalë tjera nëse një ilaç pas doganimit ka kushtuar 1 euro, distributori mund të fitojë max 15% nga ky produkt që i bie barnatores mund t’ia shes me cmimin 1.15euro, e më pas barnatorja mund të fitojë maksimalisht 20% nga ky produkt që i bie pacienti ta blejë me çmim 1.38euro dhe kjo të vlejë për gjitha produketet varësisht nga çmimi që deklarohet pas doganimit. Përqindja e tavanit të fitimit mund të rishikohet dhe të ndryshojë – vlerat e caktuara në këtë postim janë vetëm përshkuese dhe nuk i shkrova bazuar në ndonjë studim apo konsultim paraprak. Kjo do t’i mundësonte tregut farmaceutik që të pasurohet me barna të prodhuesve të ndryshëm edhe të lira edhe pak më të kushtueshme varësisht nga prodhuesi, e nga ana tjetër do të pamundësonte situatat e abuzimit kur një bar që ka kushtuar 1 euro është shitur në treg me çmim 9 euro”, shkroi ai.