Veliaj përballet me akuzë të re për futjen e sendeve të ndaluara në qeli, kaq vite burg mund të dënohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliaj përballet me akuzë të re për futjen e sendeve të ndaluara në qeli, kaq vite burg mund të dënohet

    Insajderi
    20 March 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Posaçme ka shtuar një tjetër akuzë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke dyshuar se ai ka kryer veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara në qeli, vepër e parashikuar nga Neni 324-a, që çon në dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burg.

    Kryebashkiaku u mor në pyetje për rreth një orë e gjysmë nga SPAK, ku ishte i shoqëruar nga dy avokatët e tij. Akuzat e reja lidhen me përdorimin e celularit të gardianit të burgut gjatë transportimit të tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kur ai kërkoi ankimimin e masës së arrestit.

    Po ashtu, një punonjës i policisë së burgut është gjithashtu nën hetim për dyshimin se i ka dhënë telefonin Veliajt. Ky hetim shton edhe më tej numrin e akuzave ndaj tij, pas atyre për korrupsion pasiv dhe pastrim parashikim të veprës penale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark