Parashikimi i motit për nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për nesër

    Insajderi
    20 March 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten mbetet mot i kthjellët dhe me diell, megjithëse nga perëndimi deri në mbrëmje afrohen vranësira të larta kalimtare.

    Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi 2-7m/s. Orëve të mëngjesit sërish paraqiten ngrica me temperatura minimale që zbresin në -4C e -2C. Temperaturat maksimale rikthehen në vlera pranverore deri në 16C e 18C.

    Më shumë vranësira fillojnë të shtrihen mbi vend ditën e shtunë, e nga dita e diel parashihen kushte për të reshura shiu, që vazhdojnë kohëpaskohe ditëve të para të javës vijuese. Temperaturat në rritje e luhaten ndërmjet 16C e 18C, apo 20C lokalisht. Minimalet gjithashtu në rritje deri në 7C e 8C. Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi e jugu 4-11m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark