"Restorant gjysmëbosh, tubim i dështuar" – Agim Veliu sulmon lidershipin e LDK-së për organizimin e 35-vjetorit në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Restorant gjysmëbosh, tubim i dështuar” – Agim Veliu sulmon lidershipin e LDK-së për organizimin e 35-vjetorit në Podujevë

    Insajderi
    20 March 2025 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar ndaj organizimit të 35-vjetorit të partisë në Podujevë, duke e quajtur atë një tubim të dështuar, shkruan Insajderi.

    Sipas Veliut, hapësira e restorantit ku u mbajt ngjarja nuk ishte e mbushur me simpatizantë dhe anëtarë të LDK-së, ndërsa organizatorët, sipas tij, u përpoqën ta mbanin larg syrit të opinionit.

    “Në restorantin gjysmëbosh, në shënimin e themelimit të lëvizjes më të madhe politike në vend, nuk ishin protagonistët e rrugëtimit të suksesshëm politik për tri dekada e gjysmë,” ka shkruar Veliu në Facebook.

    Ai shtoi se në këtë organizim nuk ishin të ftuar figura kyçe të historisë së partisë, duke ironizuar me praninë e disa prej liderëve aktualë, të cilët sipas tij, “duhet të shënonin pesëvjetorin e infiltrimit të tyre në LDK”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark