Vdes ish-komandant i UÇK’së për Baran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-komandant i UÇK’së për Baran

    Insajderi
    20 March 2025 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran gjatë viteve 1998, Qaush Selca, i cili ka qenë edhe i burgosur politik.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familjari i tij Erald Selca.

    “Sot me vdiq axha im i nderuar Komandant i UÇK-së baca Qaush Selca i burgosur politik dhe epror policie. Një jetë ja dedikoi kombit dhe unitetit si askush tjetër baca Qaush dhe na dha mesime mbi ndershmerinë e atdhedashurin mbi të gjitha . Do jesh i paharruar përjetë baca Qaush ti dhe vlerat tuaja të panumërta”, ka shkruar ai në Facebook, të enjten.

    Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më datë 21.03.2025 në ora 14:00 në fshatin Baran të Pejës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark