"Kurti më mirë që nuk shkoi në varrim, me e fy dinjitetin e Thaçit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti më mirë që nuk shkoi në varrim, me e fy dinjitetin e Thaçit”

    Insajderi
    20 March 2025 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Azdren Shala se kryeministri Albin Kurti dhe eksponentë të lartë të qeverisë kanë vepruar drejt duke mos marrë pjesë në varrimin e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.

    Sipas Shalës, prania e tyre do të ishte një fyerje për kujtimin e Thaçit.

    “Mendoj që e kanë bërë hapin më të mirë në krejt jetën e tyre politike,” u shpreh ai.

    Ndërkohë, ai komentoi edhe mungesën e përfaqësuesve të Familjes Jashari, duke thënë se pasardhësit e komandantit legjendar Adem Jashari nuk po arrijnë të mbajnë peshën e rëndë të mbiemrit të tyre.

    “Adem Jashari ka qenë shok i Hashim Thaçit në luftë dhe kanë qenë një grupacion që e kanë sjellë lirinë e Kosovës. Për mua është e dhimbshme që pasardhësit e tij nuk arritën të nderojnë të paktën mbiemrin Jashari, nëse jo mbiemrin Thaçi,” tha ai në Pressing.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark