Kosova triumfon ndaj Islandës, Sahiti: Jemi si familje dhe do luftojmë deri në fund - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Kosova triumfon ndaj Islandës, Sahiti: Jemi si familje dhe do luftojmë deri në fund

    Insajderi
    20 March 2025 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kombeve.

    “Dardanët” triumfuan 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Islandës, duke marrë avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit.

    Pas ndeshjes, futbollisti kosovar, Emir Sahiti tha se janë duke luftuar së bashku, si familje.

    “Çdoherë kur fitojmë është ndjenjë e mirë edhe për ne edhe për fitoren. Jemi shumë të kënaqur. Krejt jemi duke luftuar bashkë, si ekip, si familje. Ende nuk ka përfundu, e kemi edhe një ndeshje. Atje duhet me shku sikur kemi rezultat 0:0 dhe jo 2:1”, tha Sahiti pas ndeshjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark