Kapet 39 vjeçari me 472 makina të rrojës, i kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet 39 vjeçari me 472 makina të rrojës, i kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut

    Insajderi
    21 March 2025 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana dhe policia në fshatin Komogllavë në magjistralen Viti-Ferizaj kanë kapur makina të rrojës dhe qethjes tek një 39 vjeçar.

    I dyshuari i kishte kontrabanduar këto mjete nga Maqedonia e Veriut.

    “Gjatë patrullimit në magjistralën Viti-Ferizaj, gjegjësishtë në fshatin Komogllavë, është ndaluar automjeti Opel vivaro me targa vendore te cilin e ngiste shtetasi Kosovar, mashkull, P.P i moshës 39 vjeçare dhe kishte të ngarkuara 472 copë Makina për qethje dhe rrojë, për të cilat personi ne fjalë nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe të njëjtat i kishte sjellur rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore”, njofton Dogana e Kosovës.

    Vlera e përafërt e mallit është rrethë 5000 euro, kurse shmangjet nga taksat raportohet të jenë afro 1000 euro.

    Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt dhe është inicuar kundërvajtje doganore pran autoriteteve doganore. Malli dhe automjeti janë konfiskuar


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark