"BMW, Audi Q8, armë..." - Prokuroria në Pejë njofton se çka konfiskoi brenda një muaji nga të dyshuarit për vepra penale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “BMW, Audi Q8, armë…” – Prokuroria në Pejë njofton se çka konfiskoi brenda një muaji nga të dyshuarit për vepra penale

    Insajderi
    21 March 2025 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar opinionin publik se gjatë muajit shkurt ka realizuar një operacion të gjerë sekuestrimi të pasurisë dhe pajisjeve të dyshuara për përdorim në vepra penale. Në kuadër të këtij operacioni, janë konfiskuar një sërë mjetesh dhe armësh të dyshuara.

    Sipas njoftimit, me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë sekuestruar dy vetura, një BMW dhe një Audi Q8, si dhe një kamion Iveco, të cilat dyshohet se janë përdorur ose përfituar përmes aktiviteteve të jashtëligjshme.

    Përveç mjeteve të transportit, janë konfiskuar gjithashtu 9 armë zjarri të llojeve të ndryshme, 142 fishkë kalibër të ndryshëm dhe një thikë, të cilat dyshohet se janë përdorur në veprat penale.

    Në operacionin e sekuestrimit janë përfshirë gjithashtu dy telefona mobil, tri sharra motorike, dhe një masë drusore prej 10.5³ metra, dru shkoze dhe breu, të cilat dyshohet se janë përfituar ose përdorur në aktivitete kriminale.

    Prokuroria e Pejës ka theksuar se hetimet vazhdojnë dhe se këto veprime janë pjesë e angazhimit të saj për luftimin e krimit dhe garantimin e rendit dhe ligjit në rajon.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark