Ministria e Nagavcit angazhon me tender një zyrtare të financave, 1270 euro paga mujore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ministria e Nagavcit angazhon me tender një zyrtare të financave, 1270 euro paga mujore

    Insajderi
    21 March 2025 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka dhënë një tender mbi 15 mijë euro për një kontratë. Sipas kalkulimit fituesja e këtij tenderi, e cila do të angazhohet si kontraktore individuale në divizionin për buxhet dhe financa, i bie të marr pagë mujore prej 1,270 euro. Insajderi ju sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga Arbërie Nagavci, në vitin 2024 kishte hapur tender për “Angazhimi i konsulenteve për menaxhim të buxhetit dhe financave dhe mbajtje dhe raportim të regjistrave kontabël”.

    Ndërkohë, me 21 shkurt të vitit 2025 ka publikuar njoftimin e nënshkrimit të kontratës.

    Tenderin për “Angazhimin e 1 (një) kontraktori individual në divizionin për buxhet dhe financa për
    mbajtje dhe raportim të regjistrave kontabël”, e ka fituar personi individual Selvete Fejzullahu.

    Fejzullahu e ka fituar këtë tender me një shumë prej 15 mijë e 240 euro.

    Bazuar në formularin e përshkrimit të çmimit, në faqen e tenderit, angazhimi i kontraktorit individual në divizionin për buxhet dhe financa për mbajtje dhe raportim të regjistrave kontabël, do të jetë për 12 muaj.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit, duke e pyetur se kontraktorja e angazhuar a e tejkalon pagën e drejtorit të departamentit për buxhet dhe financa.

    Kjo pasi që kalkuluar me vlerën e tenderit dhe kohën prej 12 muajve, Selvete Fejzullahu i del të marr 1270 euro rrogë mujore. Mirëpo deri në publikimin e këtij teksti, nga Ministria nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark