Thaçi sërish me setrën e njëjtë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi sërish me setrën e njëjtë në Kosovë

    Insajderi
    21 March 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë lejen nga Gjykata Speciale për të vizituar Kosovën pas pesë ditësh nga vdekja e babait të tij, Haxhi Thaçi.

    Gjatë vizitës, ai vendosi një kurorë në varrin e babait të tij me fjalë shumë emocionuese e prekëse, dhe për pak kohë është duke qëndruar pranë familjes së ngushtë për ngushëllim.

    Megjithatë, ajo që ra menjëherë në sy ishte një detaj tjetër: ish-Presidenti shfaqej sërish me të njëjtën setër, që kishte veshur edhe kur u nis për në Hagë për t’u përballur me akuzat e Gjykatës Speciale.

    Ky detaj nuk kaloi pa u vënë re, pasi është hera e tretë që Thaçi e mban këtë setër./Insajderi

    E njëjta veshje ishte përdorur edhe gjatë një vizite të shkurtër që ai bëri në Qendrën Klinike Universitare, ku babai i tij ishte i shtruar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark