U përplas nga makina pak ditë më parë, ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    U përplas nga makina pak ditë më parë, ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare në Itali

    Insajderi
    21 March 2025 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    50-vjeçarja Amela Drini, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali, në komunën e Follina-s.

    Sipas mediave të huaja, Drini u përplas nga makina më 13 mars. Menjëherë pas aksidentit u dërgua në spital por pavarësisht ndihmës, nuk arriti t’ia dilte dhe ndërroi jetë ditën e djeshme, 20 mars.

    Mësohet se shkak i tragjedisë me sa duket ishte fushë-pamja e dobët dhe shiu i rrëmbyeshëm atë mbrëmje, i cili nuk e lejoi shoferin të shmangte përplasjen me 50-vjeçaren, e cila jetonte pak hapa larg vendit ku ndodhi aksidenti, në via Sofia Da Camino.

    50-vjeçarja mori një goditje fatale në kokë dhe qëndroi në reanimacion në terapi intensive për një javë, por fatkeqësisht ditën e djeshme mbylli sytë përgjithmonë, shkruan A2 CNN.

    Administrata lokale e zonës ku ajo jetonte i ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjes së Amela Drinit.

    “Në këtë moment pikëllimi të madh, jemi pranë familjes dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin atë, duke ndarë barrën e kësaj humbjeje të dhimbshme”, thuhet në njoftim, raporton A2 CNN.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark