Milaim Zeka e Arben Manaj përballen në Gjykatën e Tiranës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka e Arben Manaj përballen në Gjykatën e Tiranës

    Insajderi
    21 March 2025 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një betejë e pazakontë ligjore do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës mes dy gazetarëve të njohur Milaim Zeka dhe Arben Manaj.

    Gazetari Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë në një studio televizive teksa tha se gazetari Arben Manaj e kishte spiunuar gjatë viteve ’90, kur Zeka vinte në Tiranë si gazetar i televizionit suedez. Asokohe Manaj shoqëronte në Tiranë Zekën, i cili zhvilloi edhe një intervistë me Ramiz Alinë, raporton media shqiptare Prapaskena.

    Milaim Zeka, bazuar në një dosje që sipas tij gjendet në Autoritetin e Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, thotë se ka zbuluar se Arben Manaj e kishte spiunuar për çdo lëvizje dhe takim të Zekës në Tiranë. Pra, gazetari Zeka thotë se ka parë dhe disponon një dosje, ku rezulton se Manaj e kishte spiunuar.

    Ndërkaq, Arben Manaj pretendon se nuk është spiun i ish Sigurimit të Shtetit dhe se pretendimet e gazetarit Milaim Zeka nuk janë të vërteta. Po nëse Manaj rezulton në dosje, për llogari të kujt e ka spiunuar Zekën?

    Përgjigjen pritet t’a japë Gjykata e Tiranës, në të cilën Arben Manaj ka depozituar një padi për shpifje kundër Milaim Zekës. Seanca e parë është parashikuar të zhvillohet në datën 27 mars 2025.Prapaskena/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark