"Personalisht s’kam vija të kuqe" - Anton Quni nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me VV - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Personalisht s’kam vija të kuqe” – Anton Quni nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me VV

    Insajderi
    21 March 2025 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anton Quni, njëri nga anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, duke u shprehur se personalisht nuk ka “vija të kuqe” ndaj kësaj mundësie, shkruan Insajderi.

    Quni ka shpjeguar se çështjet e tilla do të diskutohen në organet më të larta të LDK-së, por që ai vetë nuk ka asnjë pengesë të qartë për një bashkëpunim me VV-në.

    “Unë nuk kam personalisht vija të kuqe për kundër gjitha atyre frustrimeve dhe konfuzioneve që janë shkaktu, këto janë çështje që diskutohen në organet më të larta të LDK-së”, tha Quni.

    Ai gjithashtu potencoi se një koalicion i mundshëm me VV duhet të bazohet në implementimin e programit qeverisës të LDK-së, i cili, sipas tij, do ta nxjerrë Kosovën nga “qorrsokaku” ku ndodhet.

    “Janë shumë të panjohura të cilat do të munden me u diskutu, ne e kemi një program politik me të cilin kemi bërë ofertë qytetarëve dhe për të cilin ne besojmë se Kosovën e nxjerr nga ky qorrsokak. Edhe nëse ne arrijmë si parti politike me implementu programin tonë në qeverisës atëherë duhet të merren në konsideratë të gjitha opsionet.”, deklaroi ai në rtv 21, përcjell Insajderi.

    Përsa i përket kërkesës së ndërkombëtarëve për një qeveri të qëndrueshme dhe të besueshme, Quni e vlerësoi si shumë të arsyeshme, duke thënë se e ardhmja e Kosovës dhe e rajonit do të varet nga proceset komplekse që do të menaxhohen nga qeveria e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark