Insajderi
Show

E papritur, këta dy persona të showbizit pjesë e Ferma VIP

Insajderi
21 March 2025 - 15:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E papritur, këta dy persona të showbizit pjesë e Ferma VIP
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e djeshme qarkulluan emrat e parë që po përfliten të jenë pjesë e kastit të ‘Ferma VIP’.

Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu, Alba Pollozhani (nga Përputhen), sipas “Bordo”.

E duket se nga përbërja do ketë edhe më shumë befasi!

“Anabel” ka nxjerrë sot dy emra të tjerë të cilët do jenë pjesë e këtij fomrmati dhe janë shumë, po shumë të njohur!

Sipas burimeve shumë të sigurta të mediumit në fjalë, Fero dhe Enca i kanë thënë po ftesës për këtë format.

Të dy gjenden në një situatë të njëjtë, gati për t’u rikthyer me projekte në skenën muzikore shqiptare pas shkëputjeve për arsye të ndryshme andaj nuk do mend që kjo do të ishte forma më e mirë për ta bërë një gjë të tillë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark