Komuna që udhëhiqet nga VV formon një ndërmarrje komunale me miratim të Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna që udhëhiqet nga VV formon një ndërmarrje komunale me miratim të Qeverisë

    Insajderi
    22 March 2025 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Ndërmarrjen Publike Lokale “Ekosistemi” Sh. A, Shtime. Në vendim thuhet se Kjo ndërmarrje themelohet me 100% aksione nga Komuna e Shtimes që udhëhiqet nga VV.

    Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i kësaj Komunë ku thuhet se kjo ndërmarrje do të përkujdeset për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e hapësirave të gjelbra, duke i dhënë qytetit tonë pamje edhe më të bukur, më të pastër e më të organizuar.

    🌳Pikërisht në ditën e djeshme kur hymë në stinën e lulëzimit e të gjelbërimit, në Qeveri u miratua Vendimi për themelimin e Ndërmarrjes tonë Komunale që do të quhet “Ekosistemi”.

    Nga tani, Shtimja do ta ketë Ndërmarrjen e vet Komunale, e cila do të përkujdeset për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e hapësirave të gjelbra, duke i dhënë qytetit tonë pamje edhe më të bukur, më të pastër e më të organizuar. 🧹♻️“, thuhet në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark