Trump merr një vendim të rëndësishëm ndaj Harrisit, Clintonit e disa të tjerëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump merr një vendim të rëndësishëm ndaj Harrisit, Clintonit e disa të tjerëve

    Insajderi
    22 March 2025 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia ka hequr lejet e sigurisë – një proces që i jep një individi lejen për të pasë qasje në informacion të klasifikuar ose sensitive – rivalëve e tij të mposhtur më parë demokratë në zgjedhje, Kamala Harris dhe Hillary Clinton, si dhe një numër ish-zyrtarë të tjerë të lartë.

    Kjo masë vjen pasi Trump tha në shkurt se po revokonte lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden. Ai e konfirmoi këtë lëvizje në njoftimin e fundit, duke shtuar se ai po revokonte gjithashtu lejen e sigurisë për “çdo anëtar tjetër” të familjes Biden.

    “Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e mëposhtëm të kenë qasje në informacionin e klasifikuar”, thuhej në memorandumin e Trump.

    Ish-presidentët e SHBA-së dhe zyrtarët e lartë të sigurisë zakonisht e mbajnë lejen e tyre të sigurisë për mirësjellje, shkruan BBC.

    Ish-sekretari i shtetit Antony Blinken dhe ish-ligjvënësit republikanë Liz Cheney dhe Adam Kinzinger ishin gjithashtu në listën e atyre që humbën lejet e tyre të sigurisë – si dhe Fiona Hill, një ish-këshilltare për çështjet ruse në administratën e parë të Trump.

    https://edition.cnn.com/2025/03/21/politics/security-clearances-trump-harris-clinton/index.html

    Emrat e tjerë ishin: Jake Sullivan, Lisa Monaco, Mark Zaid, Norman Eisen, Letitia James, Alvin Bragg, Andrew Weissmann dhe Alexander Vindman.

    Trump më herët kishte tërhequr lejet e sigurisë për dhjetëra  ish-zyrtarë të inteligjencës, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Bidenit pa ofruar prova, transmeton expres.

    Në vitin 2021, Biden – president në detyrë në atë kohë – e ndaloi rivalin e tij të mposhtur Trump që të kishte qasje në informimet e inteligjencës duke përmendur “sjelljen e tij të çrregullt”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark