“Kemi folur”/ Livia zbulon se çfarë po ndodh mes saj dhe Mevlanit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Kemi folur”/ Livia zbulon se çfarë po ndodh mes saj dhe Mevlanit

    Insajderi
    22 March 2025 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Livia Brunga, ka folur hapur për momentet e saj brenda shtëpisë dhe për situatat që kanë ndodhur deri më tani.

    Kur u pyet për jetën personale dhe nëse është në një lidhje, Livia u shpreh se aktualisht është e fokusuar te vetja:

    “Në këtë moment nuk kam sy për askënd. Po merrem vetëm me veten. Kam qenë në një lidhje deri vonë dhe gjatë asaj periudhe nuk më ngacmonin çunat fare. Tani jam single, por prioriteti im jam unë.”

    Sa i përket marrëdhënies së saj me Mevlanin pas përfundimit të spektaklit, ajo la të kuptohet se kanë komunikuar, por nuk dha shumë detaje:

     “Kemi folur, mund të them që kemi folur. Nuk do të them më shumë, por kemi pasur mundësi të komunikojmë. Respekti është i ndërsjellë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme mes dy njerëzve që kanë pasur një histori të fortë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark