
Pas nëntë muajsh të gjatë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, astronautët e NASA-s më në fund janë kthyer në Tokë.
Por paraqitjet e ndryshuara tronditëse të Butch Wilmore dhe Suni Williams kanë mahnitur botën që nga ardhja e tyre.
Në veçanti, qëndrimi i tyre i gjatë në hapësirë duket se i ka thinjur flokët e astronautëve.
Williams, pamja ‘e dobësuar’ e të cilës më parë shkaktoi shqetësime, dukej dukshëm ndryshe – me flokë të gjata me thinja.
Të bllokuar jashtë tërheqjes gravitacionale të Tokës, gjëndrat e flokëve në kokat e astronautëve fillojnë të pësojnë ndryshime gjenetike që shtypin rritjen.
Bëhet e ditur se Williams, 59 vjeç dhe Wilmore, 62 vjeç, mbërritën për herë të parë në ISS në qershor në bordin e anijes kozmike Boeing Starliner.
Megjithatë, pasi një sërë çështjesh teknike e bënë të pamundur kthimin në Tokë, dyshja u detyruan të prisnin në bordin e ISS deri në nisjen e misionit të Crew-9 të SpaceX në mars.
Në atë kohë, Williams dhe Wilmore u ekspozuan ndaj kushteve të vështira të hapësirës dhe stresit ekstrem të jetesës në një laborator lundrues 386 km mbi sipërfaqen e Tokës.
Edhe gjatë qëndrimit të tyre, ekspertët e shëndetit ishin të shqetësuar se mund të kishin përjetuar humbje dramatike në peshë, por kthimi i tyre ka ngritur pyetje të reja në lidhje me ndikimin e hapësirës në trupin e njeriut.Studimi mblodhi mostra flokësh nga dhjetë astronautë që jetonin në ISS për gjashtë muaj.
Këto mostra treguan se qëndrimi në hapësirë rriti aktivizimin e gjeneve të caktuara që kufizojnë rritjen e flokëve.
Studimi ngre perspektivën që njerëzit mund të shndërrohen në tullac nëse fillojnë të jetojnë në hapësirë dhe humbasim aftësinë për rritjen e flokëve.
Ndryshimet u zbuluan gjithashtu të jenë më të theksuara te astronautët meshkuj sesa te femrat.
Por, aktualisht, nuk ka asnjë hulumtim të drejtpërdrejtë nëse koha e kaluar në hapësirë shkakton thinja të flokëve.
Megjithatë, ka studime që tregojnë se qëndrimi në hapësirë rrit disa nga shkaqet e njohura të thinjave.
Po kështu, astronautët i nënshtrohen një sasie të madhe stresi emocional gjatë kohës së tyre në hapësirë.
Sipas hulumtimit nga Qendra Kërkimore dhe Trajnuese e Astronautëve në Kinë, ky stres është aq i rëndë sa mund të shkaktojë edhe depresion.
Ka prova të dokumentuara mirë se përjetimi i stresit bën që të dalin thinja.
Duke pasur parasysh rrethanat stresuese që rrethojnë qëndrimin e tyre në ISS, ndoshta nuk është befasuese që Williams dhe Wilmore mund të duken pak më të vjetër tani që u kthyen.
Ndryshe, transformimi i Williams ishte aq i thellë sa ndezi një teori konspirative të çuditshme se i gjithë misioni ishte falsifikuar. /Telegrafi/