Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri, raportohet edhe për një viktimë

Insajderi
23 March 2025 - 21:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë në Vushtrri, raportohet edhe për një viktimë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

[E PËRDITËSUAR, 22:19]- Të shtëna me armë janë dëgjuar në qendër në Komunën e Vushtrrisë.

Siç kanë raportuar mediat lokale, si pasojë e të shtënave është shënuar një viktimë.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me këtë çështje.

Versioni zyrtar i Policisë:

“Rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për  të  shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja  ka ndodhur në  rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark