Policia për rastin në Vushtrri: I vrari është përreth 19-vjeç, dorasi në kërkim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia për rastin në Vushtrri: I vrari është përreth 19-vjeç, dorasi në kërkim

    Insajderi
    23 March 2025 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimet në media lidhur me vrasjen e një personi në Vushtrri.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Insajderin se gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku”, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një përreth 19-vjeçar.

    Zahiti ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga policia.

    “Rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për  të  shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja  ka ndodhur në  rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar”, ka thënë ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark