Ky është personi që mbeti i vrarë në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që mbeti i vrarë në Vushtrri

    Insajderi
    23 March 2025 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me armë zjarri.

    Gazeta Insajderi nga burimet e saja ka marrë vesh se viktima është Ardit Zymeri.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Insajderin se viktima është i moshës përreth 19-vjeçare.

    Dorasi është ende në kërkim nga policia.

    “Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark