Gjithçka që dihet deri më tani për vrasjen e të riut në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjithçka që dihet deri më tani për vrasjen e të riut në Vushtrri

    Insajderi
    24 March 2025 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri. Një i ri ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër u arrestua si i dyshuar për kryerjen e aktit kriminal.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar Bleon Dibranin, 19-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e Ardit Zymerit, 19-vjeçar, në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

    “Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.”, ka deklaruar Zahiti.

    Ai tutje ka bërë të ditur se rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:35 minuta.

    “Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka thënë Zahiti.

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, nëpërmjet një telegrami ngushëllimi. Ai ka shprehur ngushëllime, duke thënë se Vushtrria u trondit nga kjo ngjarje.

    “Sonte, qyteti ynë është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 19-vjeçar humbi jetën tragjikisht. Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes Zymeri, bashkëndjejmë dhimbjen për humbjen e djalit të tyre. Falënderoj organet e rendit për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e të dyshuarit. Besojmë në drejtësi! Të zbardhet sa më parë rasti dhe të garantohet siguria e qytetarëve tanë”, ka thënë Idrizi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark