"Nuk kemi pasur të keqe me askënd" - flet xhaxhai i 19 vjeçarit të vrarë në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk kemi pasur të keqe me askënd” – flet xhaxhai i 19 vjeçarit të vrarë në Vushtrri

    Insajderi
    24 March 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhaxhai i Ardit Zymerit 19 vjeçar, i vrarë mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri, tha se nuk e di se si ka ndodhur rasti. Ai tha se familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.

    Ai njoftoi se për rastin, familja është informuar dje mbrëmë dhe se sipas tij, dorasin e as familjen e tij nuk e njohin ende.

    “Arditi ka qenë djali i vëlluat, informatë zyrtare nuk kemi deri më tani, nuk e dimë se si ka ndodhur, punë të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk kemi pritur për andej e kemi ditur që e kemi një armik por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë nuk e kemi njohur dorasin as tani nuk e njohim. Janë edhe tre fëmijë një vajzë edhe dy djem”, ka thënë ai para mediave.

    Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, Bleon Dibrani, i moshës 19-vjeçare.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, bëri të ditur se Dibrani është intervistuar në stacionin policor në cilësinë e të dyshuarit.

    “Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, deklaroi Preteni.

    I njëjti shtoi se do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit përbrenda afateve ligjore. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark