"Pse qaj plumb s'erdh te unë po te ti", reagon vajza që pretendon se është e dashura e 19 vjeçarit të vrarë në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pse qaj plumb s’erdh te unë po te ti”, reagon vajza që pretendon se është e dashura e 19 vjeçarit të vrarë në Vushtrri

    Insajderi
    24 March 2025 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri. Një i ri ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër u arrestua si i dyshuar për kryerjen e aktit kriminal. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar Bleon Dibranin, 19-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e Ardit Zymerit, 19-vjeçar, në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, shkruan Insajderi.

    E lidhur me rastin ka reaguar edhe një vajzë me emrin Jona, e cila pretendon se është e dashura e Ardit Zymerit, 19 vjeçarit të vrarë.

    Jona, ka bërë një shkrim të gjatë në TikTok për vrasjen e Ardit Zymerin.

    Madje, ndër të tjera ka shkruar “pse qaj plumb s’erdh te unë po te ti“.

    “Shpirti jem i bardh që ko mu kanë me mu ton jetën. A pate shumë dhimtë zemra jem, pse qaj plumb s’erdh te unë po te ti?

    M’ke thanë që gjithmonë duhna me kon e fortë për gjithçka, e sot po merr kuptim kjo fjalë. Mke thonë që Zoti i merr vec ata që i don, e vërtetë koka, ai të dashti ma shumë se na, e të mori ty afër veti. Arditi jem faleminderit për cdo këshill që ma ke jep”, shkruan ndër të tjera ajo/Insajderi.org/

    @jonkkeyy Every minute the pain gets greater for you👼🏻💔. Te dua perjetsisht🥹. #az ♬ original sound – 夢はもう少し先? – user04397398226

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

    “Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.”, ka deklaruar Zahiti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark