Clark për tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga NATO: Asgjë nuk do ta bënte Rusinë më të lumtur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Clark për tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga NATO: Asgjë nuk do ta bënte Rusinë më të lumtur

    Insajderi
    24 March 2025 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish Komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark, dha mendime lidhur një raport që administrata e presidentit Donald Trump po konsideron ndryshimin drastik të strukturës së saj të komandës ushtarake, duke thënë se vendimi i mundshëm do të pengonte bashkëpunimin ushtarak midis SHBA-së dhe Evropës dhe do të “kënaqte” Rusinë.

    Asgjë nuk do ta bënte Rusinë më të lumtur”, tha Clark sipas The Hill.

    Komandat luftarake të SHBA-së janë maja e shtizës luftarake. Prandaj, ne jemi shumë të shqetësuar për raportet që pretendojnë se Departamenti i Mbrojtjes po shqyrton ndryshime të njëanshme në çështjet kryesore strategjike, që përfshijnë reduktime të konsiderueshme të forcave amerikane të stacionuara jashtë vendit, mungesë të koordinimit me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin”, tha politikani Mike Rogers.

    Një ditë më vonë, ish-udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell tha se nëse administrata do të vepronte sipas propozimit, kjo do të dobësonte në mënyrë drastike aleancën ushtarake të NATO-s, në të cilën SHBA ka mbajtur pozicionin e saj drejtues për gati 75 vjet.

    “Dobësimi i udhëheqjes amerikane nuk do të forcojë interesat e NATO-s apo të SHBA-së. Nëse jemi seriozë për të inkurajuar aleatë më të aftë evropianë, tërheqja nga pozicioni ynë si udhëheqës i aleancës transatlantike do të ishte një mënyrë e çuditshme për ta treguar atë”, tha McConnell në një deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark