Egli dhe Gjesti përplasen ashpër në BBV: S’je burrë, je kalama, bërtit nëpër shtëpi si budalla - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egli dhe Gjesti përplasen ashpër në BBV: S’je burrë, je kalama, bërtit nëpër shtëpi si budalla

    Insajderi
    24 March 2025 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drama mes Eglit dhe Gjestit ka arritur një tjetër pikë tensioni në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pas rihyrjes së Eglit, marrëdhënia mes tyre ka kaluar mes afrimiteti dhe konflikteve, por së fundmi një debat i ashpër ka ndezur sërish situatën.

    Gjithçka nisi kur Egli e akuzoi Gjestin se ka shmangur çdo përpjekje për një bisedë të sinqertë që nga rikthimi i saj. Nga ana tjetër, Gjesti refuzoi të hapte një dialog, duke thënë se ajo “nuk e meriton”.

    Pjesë nga debati i tyre që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale:

    Egli: Ti nuk ke ardhur ende të bësh një bisedë me mua

    Gjesti: S’dua ta bëj, s’e meriton.

    Egli: Se kaq i papjekur je, je kalama! Bërtit nëpër shtëpi si budalla. Nuk e bëre kurrë një bisedë të qetë, se s’je burrë ta bësh.

    Përplasja e tyre ka shkaktuar një mori reagimesh në rrjet. Disa ndjekës mbështesin qëndrimin e Eglit, duke e quajtur atë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, ndërsa të tjerë e shohin Gjestin si të sulmuar padrejtësisht.

    Si do të vazhdojë marrëdhënia e tyre? A do të arrijnë ta sqarojnë situatën apo përplasjet do të thellohen më tej? Mbetet për t’u parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark