Insajderi
Lajme

“Mot i paqëndrueshëm gati nonstop këtë javë”

Insajderi
24 March 2025 - 14:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mot i paqëndrueshëm gati nonstop këtë javë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar mot “gati nonstop të paqëndrueshëm” gjatë kësaj jave.

Ai sot në #Gjesi se temperaturat pritet të bien pak “nga pjesa e dytë e javës”.

“Karakteristikë e kësaj jave do të jetë kjo kështjellë ciklonike që na sjell gati nonstop mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe kohë pas kohe me shi”, tha ai.

Mendim Rugova tha se të martën temperaturat maksimale pritet të mbërrijnë deri në 15 e 18 gradë celsius, ndërsa shtoi se “nga e mërkura, e sidomos të enjten, pritet të ketë më shumë vranësira dhe më shumë të reshura”.

“Rreziku për të reshura nuk hiqet as gjatë fundjavës, e që mundet me vazhdu edhe ditën e fundit të marsit”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark