
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka rikujtuar shënimin e 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga aty, ai përmendur rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çlirimin e Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, Haradinaj theksoi se është një “mallkim” të harrohet ndihma e Amerikës, e cila luajti rol kyç në bombardimet e NATO-s që çuan në çlirimin e Kosovës nga forcat ushtarake të Sllobodan Millosheviqit.
“Është mallkim nëse ne vetëlavdërohemi dhe harrojmë ndihmën e atyre që na kanë dhënë në kohën më të vështirë të jetës tonë. Është mallkim t’ia rrahim krahët njëri-tjetrit dhe të themi se nuk kemi nevojë për askënd, se ne vetë e ruajmë lirinë tonë,” tha Haradinaj, duke potencuar se aleanca me Amerikën është jetike për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.
Ai gjithashtu theksoi se çdo përpjekje për të nënvlerësuar këtë aleancë është një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e vendit.
“Kush vetëlavdërohet, kush mburret, ta dini se nuk ka vend për këtë popull dhe këtë vend,” shtoi Haradinaj.