Detaje ekskluzive- Kush është gruaja që u vra në Vushtrri, la pas vetes tre fëmijë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje ekskluzive- Kush është gruaja që u vra në Vushtrri, la pas vetes tre fëmijë

    Insajderi
    24 March 2025 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete. Autoritete e vendit kanë konfirmuar se një grua e moshës 42 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga një burrë i moshës 58 vjeçe. Më pas, i dyshuari për vrasjen e gruas ka kryer vetëvrasje. Detaje si ndodhi vrasja dhe vetëvrasja.

    Rreth orës 15:00- tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë. Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini.

    Ajo është vrarë me armë zjarri nga Arsim Morina, cili më pas vret dhe veten. Ai është pronari i furrës “Diellza” ku kishte punuar më herët gruaja e vrarë. Dy viktimat nuk kanë asnjë lidhje familjare përveç faktit se e ndjera ka qenë punëtore në furrën “Diellza”.

    Insajderi mëson se ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat e mitura.

    Gazeta Insajderi sjell foto të viktimës bashkë me burrin e saj:

    Motivet e krimit

    Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.

    Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për shkaqe xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës mund ta ketë kryere vrasjen.

    “Dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.

    Momenti kur burri saj shkon në vendngjarje:

    Pamje nga vendi i krimit:

    Çfarë tha prokuroria e policia:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark