Zelensky: Duket se Putin i frikësohet vetëm Trumpit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky: Duket se Putin i frikësohet vetëm Trumpit

    Insajderi
    24 March 2025 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa bisedimet e mundshme për armëpushimin vazhdojnë në Arabinë Saudite, revista Time ka publikuar një intervistë të gjatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Në të ai flet për përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

    Zelensky thotë se Donald Trump “duket të jetë i vetmi që Putini ka frikë”.

    “Rusët u frikësuan vërtet” në një moment të procesit të paqes kur SHBA kërcënoi se do të sanksiononte Kremlinin për sulmet e vazhdueshme të bombardimeve kundër Ukrainës, thotë Zelensky.

    Presidenti ukrainas thotë gjithashtu se me kalimin e kohës ai shpreson se Trump do të kuptojë se Putini nuk është i besueshëm dhe më i dobët se sa duket.

    Ai vazhdon duke thënë se fitorja e Rusisë në luftë do të ishte një fatkeqësi jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Perëndimin, duke përfshirë liderët aktualë të SHBA-së.

    Trump dhe ekipi i tij nuk do ta pranonin një humbje të tillë, duke thënë se ata “e shohin rolin e tyre në histori” si udhëheqës të fuqishëm dhe njerëz që mund të arrijnë një fund dinjitoz të luftës, përfundon presidenti ukrainas, ka transmetuar BBC. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark