Shqipëria e mbyll pjesën e parë me avantazh të dyfishtë ndaj Andorrës falë Rey Manajt - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Shqipëria e mbyll pjesën e parë me avantazh të dyfishtë ndaj Andorrës falë Rey Manajt

    Insajderi
    24 March 2025 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Shqipërisë po avancon me rezultat 2-0 ndaj Andorrës pas 45 mintuave të parë në ‘Air Albania Stadium’.

    Ndeshja që po zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin e vitit 2026, u dominua totalisht nga Kuqezinjtë.

    Si në posedimin e topit ashtu edhe në atë të krijimit të rasteve, të besuarit e Sylvinhos ishin superior ndaj kundërshtarëve.

    Për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë u përkujdes Rey Manaj i cili në minutën e nëntë realizoi me kokë për rezultatin 1-0.

    Ai nuk u ndal më kaq dhe vetëm 10 minuta më vonë realizoi sërish, kësaj radhe pas asistimit të Armando Brojës për rezultatin 2-0.

    Manaj pati një mundësi për të realizuar het-trik qysh në pjesën e parë, por portieri mysafir Iker Alvarez bëri një pritje për t’ia mohuar atë.

    Vlen të theksohet se në këtë takim u vërejt një prezencë jo aq e madhe e tifozëve në krahasim me ndeshjet e kaluara të Shqipërisë si vendas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark