
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete. Autoritete e vendit kanë konfirmuar se një grua e moshës 42 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga një burrë i moshës 58 vjeçe. Më pas, i dyshuari për vrasjen e gruas ka kryer vetëvrasje.
E sot familja e gruas së ndjerë ka hapur dyert për ngushëllime.
Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.
Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për shkaqe xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës mund ta ketë kryere vrasjen.
“Dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.
Momenti kur burri saj shkon në vendngjarje:
Pamje nga vendi i krimit:
Çfarë tha prokuroria e policia: