Tentim vrasja në Prizren - këta janë personat e përfshirë, njëri prej tyre në arrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim vrasja në Prizren – këta janë personat e përfshirë, njëri prej tyre në arrati

    Insajderi
    25 March 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren. Viktima i cili mbeti i lënduar rëndë, u sulmua nga dy persona. Njëri është kapur nga policia teksa tjetri është arratisur, shkruan Insajderi.

    Të dyshuarit që po hetohen për tentim vrasje sipas sinjalit janë Elvis Kastrati, 29 vjeçar dhe Burim Hasanaj, 36 vjeçar.

    Pas kontrolleve, Policia ka arritur të ndalojë Hasanajn, ndërsa Kastrati vazhdon të jetë në arrati dhe Policia është në kërkim të tij.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Hasanajt është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Ndërkohë, viktima e rastit, Ilirjan Bytyqi është i njohur për organet e rendit, pasi edhe herë të tjera ka qenë i përfshirë në përleshje fizike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark