Kjo është gruaja që u gjetë e vdekur brenda shtëpisë si pasojë e zjarrit në Shtërpcë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gruaja që u gjetë e vdekur brenda shtëpisë si pasojë e zjarrit në Shtërpcë

    Insajderi
    25 March 2025 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, e cila ishte përfshirë nga flakët në Shtërpcë.

    Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 06:30, dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Insajder, viktima është Momirka Toniq, një grua 75-vjeçare, e cila jetonte e vetme.

    Dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.

    “Raportohet se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Gjatë kontrollit të shtëpisë, është gjetur viktima, e cila nuk kishte shenja jete. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark