"Kosova sot është më e sigurt", pohimi i çuditshëm i pushtetit të Kurtit pas tri vrasjeve brenda 48 orëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova sot është më e sigurt”, pohimi i çuditshëm i pushtetit të Kurtit pas tri vrasjeve brenda 48 orëve

    Insajderi
    25 March 2025 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    48 orët e fundit për Kosovën ishin tronditëse. Tre persona humbën jetën si pasojë e shtënave me armë zjarri. Rastet ndodhën në Vushtrri: një 19-vjeçar vrau një tjetër, ndërkohë gjatë natës një burrë vrau gruan e tij dhe më pas vetëvra. Asnjë reagim institucional nuk u dha lidhur me këto raste. Ndërkohë, sot Qeveria e Kosovës ka publikuar një video ku proklamon “arritjet dhe sukseset” gjatë katër vjetorit të qeverisjes.

    Në një moment të tillë të trishtuar për vendin, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të publikojë një video në të cilën proklamon “arritjet dhe sukseset” e mandatit katërvjeçar të Qeverisë Kurti.

    Sipas Qeverisë, katër vitet e fundit janë karakterizuar nga arritje të mëdha dhe sfida të shumta, e që sipas tyre Kosova është bërë më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar.

    “Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë. Ky mandat katërvjeçar u shënua nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha. Katër vite për Republikën, katër vite që i dhanë shtetit themel të fuqishëm dhe qytetarëve dinjitet”.

    “Kosova sot është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rend, ligj dhe shpresë në çdo cep të vendit”, thuhet në shkrimin e tyre.

    Ata shtuan se zgjedhjet e 9 shkurtit dëshmuan punën e mirë të tyre gjatë këtij mandati, duke paralajmëruar edhe një mandat.

    Zgjedhjet e 9 shkurtit dëshmuan punën tonë të mirë gjatë këtij mandati. Na presin shumë punë të mira edhe në mandatin e ardhshëm“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark