“Të mbusha gropën dhe lava borxhet e tua”, Basha replika me Ramën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të mbusha gropën dhe lava borxhet e tua”, Basha replika me Ramën

    Insajderi
    25 March 2025 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, përmes një videoje, duke i drejtuar disa pyetje të forta lidhur me borxhet dhe menaxhimin e tij si kryebashkiak i Tiranës.

    Basha e akuzon Ramën për rekrutimin e dëshmitarëve të rremë, duke përmendur një rast në Memaliaj, ku një person ka pretenduar se nuk kishte dhënë lekë që Rama i kishte borxh. Ai shtoi se Rama nuk e ka shlyer borxhin, duke e krahasuar këtë me trashëgiminë e lënë në bashki, si “gropën e Hajdin Sejdisë” dhe nevojtoren më të madhe publike në botë, që ishte vetëm 200 metra larg zyrës së tij.

    Po ashtu, Basha e ngacmoi edhe për marrëdhëniet me njerëzit e tij të ngushtë, duke përmendur Lali Erin dhe përpjekjet e tij për të mbushur “gjona të tjera” gjatë kohës që ka udhëhequr Bashkinë e Tiranës.

    “Ku i ke shokët mo Rame? Ku e ke Lali Erin? E mësove mirë, por e pësoi keq, 7×7 = 313 Rame,” tha Basha, duke e ironizuar Ramën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark