“Ju shkoi jeta me rrenë të shejtanit”, “Komente islamofobe”, përplasën Ahmed Kalaja e Fahri Xharra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ju shkoi jeta me rrenë të shejtanit”, “Komente islamofobe”, përplasën Ahmed Kalaja e Fahri Xharra

    Insajderi
    25 March 2025 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një koment në Facebook ka përplasur hoxhën e njohur nga Shqipëria Ahmed Kalaja dhe profesorin Fahri Xharra i cili në opinion njihet për shkrimet dhe librat e tij për identitetin e shqiptarëve, shkruan Insajderi.

    “Ju shkoj jeta me rrenë të shejtanit” kishte komentuar profesori për hoxhën tek një ligjëratë online.

    Ahmed Kalaja i ka replikuar komentit të tij duke e tallur për mbiemrin e duke e etiketuar si islamofob.

    “Fahri nga arabishtja Krenari, Xharra nga arabishtja Kirurg. Me komentet e tua islamofobe si edhe gabimet drejtshkrimore më zhgënjen shumë. As krenari as kirurgji po urrejtje e mllef. Zoti të udhëzoftë! Amin!”, komentoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark