Gjesti emocionet nga mesazhi në parashutë: Jam plakur brenda - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Gjesti emocionet nga mesazhi në parashutë: Jam plakur brenda

    Insajderi
    25 March 2025 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti është surprizuar ditën e sotme nga fansat e tij që i kanë dërguar një parashutë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

    Fansat i kanë kujtuar banorit se ka 156 ditë izolim dhe në parashutë shkruhej:

    “156 ditë spektakël faleminderit shumë”.

    Pranë tij kanë qenë edhe banorët e tjerë, por Valbona dhe Loredana i kanë qëndruar më pranë dhe e kanë përqafuar.

    “Ç’po më rreh zemra”, tha Gjesti i emocionuar dhe më pas shton: “156 ditë i paskam bërë. Jam plakur brenda. Gjysmë viti brenda”.

    Ndërkohë duke qeshur Loredana i thotë:

    “Është thinjur këtu brenda” dhe Gjesti ia pret ‘duke ndenjur me Rozana Radin’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark