Mediumi boshnjak jep detaje se si u "arratis" Dodik nga Bosnja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi boshnjak jep detaje se si u “arratis” Dodik nga Bosnja

    Insajderi
    25 March 2025 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, është larguar nga shteti.

    Mediumi boshnjak ‘Oslobodjenje‘ me burime ka treguar se si iu është bërë e mundur Dodikut largimi nga shteti.

    Sipas mediumit, një kolonë prej pesë automjetesh të pashënuara nën rotacion ka kaluar mbrëmë rreth orës 18:30 në vendkalimin kufitar të Raçës në Bosnje, përcjell Insajderi.

    Kolonën e automjeteve s’e ka ndalur askush dhe rampa, e cila normalisht ishte ulur, është ngritur. Kolona ka kaluar në këtë pikë kufitare pa pengesa.

    Besohet se në një nga vetura në kolonë gjithashtu ishte edhe Dodiku.

    Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.

    Dodik me një delegacion zbarkoi të martën në aeroportin Ben Gurion në Tel-Aviv të Izraelit. Ai shkoi në Izrael për konferencën kundër antisemitizmit, që pritet të mbahet më 26 dhe 27 mars në Jerusalem. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark