Insajderi
Botë

Çka e shkaktoi spiralen blu që u pa në qiejt e Evropës mbrëmë?

Insajderi
25 March 2025 - 18:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çka e shkaktoi spiralen blu që u pa në qiejt e Evropës mbrëmë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një spirale blu e ndezur u pa në qiejt e Evropës në mbrëmjen e së hënës, e cila u bë bujë në rrjetet sociale.

Spiralja u pa në të gjithë Evropën, nisur nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Norvegjia, Gjermania, Ukraina, Danimarka dhe Polonia.

Fenomeni duket të jetë shkaktuar nga pasojat e lëshimit të raketës SpaceX në Shtetet e Bashkuara, sipas Met Office, agjencia kombëtare meteorologjike dhe klimatike e Mbretërisë së Bashkuar.

“Shtylla e ngrirë e shkarkimit të raketës duket se rrotullohet në atmosferë dhe reflekton dritën e diellit, duke e bërë atë të shfaqet si një spirale në qiell”, shkroi Met Office në platformën ‘X’.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark